Në Maqedoninë e Veriut filloi shkrirja e dy bankave në një

Banka e Ohrit dhe banka Shpakase, dy bankat që funksionojnë në Maqedoninë e Veriut, kanë filluar procedurat për shkrirjen e tyre në një bankë të vetme, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi i aksionarëve në bankën e Ohrit dhe Kuvendi I aksionarëve të bankës Shparkase më 5 tetor vendosën për fillojnë me integrimin e të dy bankave. Në dy kuvendet është sjell vendim për fillimin e procedurave të bashkimit pranë Bankës Popullore të RMV-së”, raportojnë nga banka e Ohrit.

“Duam të vendosim një bankë stabile dhe mirë të kapitualizuar me një pjesë të tregut mbi 12%. Me integrimin e dy bankave, bankës së Ohrit dhe bankës Shparkase, ne do të jemi një nga bankat udhëheqëse universale në RMV”, deklaroi Georg Buher, anëtari i Këshillit drejtues të bankës Shparkase

Raportohet se gjitha pronat dhe përgjegjësitë e bankës së Ohrit do të  transferohen në bankën Shparkase.

Në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut falimentoi banka Eurostandard. Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro. Rreth 47,8 milionë euro janë paguar për të kompensuar depozituesit e kësaj banke .

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Javën e kaluar, qytetarët që ishin anëtarë të bankës “Eurostandard”, kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke kërkuar nga pushteti kompensimin e plotë të kursimeve nga pushteti.

LEXO: RMV, para Kuvendit protestuan ish-depozituesit e bankës “Eurostandard”
LEXO: 47,8 milionë euro janë paguar për të kompensuar depozituesit e Bankës Eurostandard
LEXO: U nënshkrua marrëveshje për kompensim të depozitave të Bankës Eurostandard, së shpejti do të fillojë pagesa
LEXO: Banka Popullore reagoi pas kërkesës së Trifun Kostovskit
LEXO: Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard
LEXO: Falimentimi i bankës Eurostandard në RMV, depozituesit do të dëmshpërblehen përmes katër bankave tjera
LEXO: Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar
LEXO: DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”
LEXO: Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim
LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button