Kryeqyteti evropian nesër i mbyll kafenetë si masë kundër virusit korona

Kryeministri francez, Jean Castex, ka marrë vendim që Parisi t’i mbyllë kafiteritë për dy javët e ardhshme, për shkak të koronavirusit, ndërsa restorantet do duhet të vendosin rregulla të reja sanitare, që të qëndrojnë të hapura.

Këto deklarime i ka bërë zyra e kryeministrit, Jean Castex, e cila ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në shpërndarjen e koronavirusit që nga koha kur kryeqyteti i kaloi tri kriteret e qeverisë për një nivel më të lartë të gatishmërisë.

Zyra e Kryeministrit, sipas Reutersit, ka vendosur që në zonën e Parisit edhe bibliotekat universitare, do të mund të funksionojnë me numër të përgjysmuar të qytetarëve, raporton Koha.net.

Këto kufizime do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

“Këto masa, të domosdoshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, do të zbatohen në Paris dhe tri zona afër, për dy javë”, ka deklaruar Castex.

Një javë më parë, restorantet dhe baret u mbyllën për dy javë në Marsejë, qyteti jugor në epiqendrën e valës së dytë, duke nxitur protesta dhe një sfidë të pasuksesshme ligjore. Restorantet aty do të lejohen të rihapen nën të njëjtat protokolle të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button