RMV, 14 institucione pa asnjë të punësuar, mbi një mijë administratorë marrin paga pa punuar

Ministria e Shoqërisë Informative raportoi se kemi 14 institucione të tilla që nuk kanë asnjë punësuar dhe 10 institucione me vetëm një të punësuar, ndërsa 150 institucione kanë nga 1 deri në 10 të punësuar.

Raportohet se gjatë vitit 2019, në Maqedoninë e Veriut institucionet e tilla vazhdojnë të thithin mjete nga pushteti qendror apo lokal. Në bazë të këtyre të dhënave, 1 mijë e 300 administratorë të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit marrin paga pa shkuar në punë pasi ata edhe kundrejt deklarimeve të zyrtarëve të lartë me vite mbeten të pasistemuar në institucionet e shtetit.

Shtëpia e studentëve “Done Bozhinovski” në Probishtit është mbyllur pasi nuk ka pasur asnjë nxënës apo student të interesuar për të qëndruar në të, është një nga “institucionet fantome”, raporton REL. Raportohet se 9,500 euro ky institucion vitin e kaluar ka marrë nga komuna.

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, është një nga institucionet që vitin e kaluar nuk ka pasur të punësuar, por ka shfrytëzuar mjete për 7 përkthyes. Institucione të tilla janë edhe Komisioni shtetëror për mbrojtje nga diskriminimi, “ENEGRO Shtip”, “ENEGRO Prilep”, Agjencia Kombëtare për Teknologji Nukleare.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës, në Maqedoninë e Veriut ka 1 mijë e 324 institucione publike ku janë të punësuar 132 mijë e 900 administratorë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button