Tetovë, procedura për sigurimin e autobusëve përsëri në pikën 0, ja pse

Është anuluar procedura për prokurimin publik të pesë autobusëve në Komunën e Tetovës, të cilët premtohen tash 9 vite nga kryetarja Teuta Arifi, marrë parasysh se kjo e fundit është në fund të mandatit të saj të dytë. Arsyeja për anulim është “mungesa e ofertuesve që plotësojnë kushtet”, shkruan Portalb.mk.

Menjëherë pas anulimit të procedurës për prokurimin publik të pesë autobusëve është bë ri-shpallja e të njëjtës, kjo e fundit pritet të përfundoje me datë 25 tetor dhe më pas vijojnë procedurat tjera ligjore për sigurimin e autobusëve.

“Nga të dhënat që i posedojmë nga Seksioni për Furnizime Publike thonë që nuk ka pasur ofertues të cilët i kanë plotësuar kushtet e nevojshme dhe si pasojë është detyruar anulimi i procedurës së prokurimit publik. Është bë rishpallja para disa ditësh dhe me datë 25 tetor e njëjta duhet të mbyllet. Pas kësaj, vazhdojnë fazat tjera ashtu siç parashohin dispozitat e ligjit të procedurës për furnizim publik” thane nga Komuna e Tetovës.

Fillimi dhe kryerja e punëve formale si kjo e prokurimit publik, nga kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në dhjetor të vitit të kaluar u premtua se nga janari do të filloje kjo procedure dhe se, ligjërisht, e njëjta do të përfundonte për një muaj.

“Mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq sot jemi në tetor të vitit 2020 dhe ende nuk ka përfunduar procedura e prokurimit të pesë autobusëve, kjo e fundit madje, sapo është ri-shpallur tre ditë më herët, gjë që automatikisht e shtyn përfundimit e të njëjtës për edhe një muaj.

Me shpalljen e zgjedhjeve të muajit prill, u rrit edhe optimizmi i Komunës së Tetovës për atë se pesë autobusët e premtuar, do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët deri në fund të këtij viti.

Ndërsa disa ditë më herët fajin për mos realizimin e këtij projekti nga Komuna e Tetovës e adresuan te “virusi korona”, sipas të cilëve, “për shkak të situatës me pandeminë, janë pezulluar procedurat”.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës (Foto: Arbnora Memeti)
Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp e dha 1 ditë para vitit të ri 2020, ku sipas të cilës të gjitha dokumentacionet për furnizimin e Tetovës me pesë autobusë janë kryer, dhe se prokurimi i tyre pritej të bëhet në fund të muajit janar.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi me datë 30.12.2019.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button