Me maska mbrojtëse dhe distancë, studentët sot pritnin në radhë për t’u akomoduar në shtëpitë studentore (FOTO)

Pas gjashtë muajsh, me protokolle të veçanta shtëpitë studentore i kanë hapur dyert e tyre, pasi që në mars janë mbyllur në pajtueshmëri me mbrojtjen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit korona. Këtë vit, edhe pse mësimi në pjesën më të madhe të fakulteteve do të zhvillohet online, megjithatë shtëpitë janë hapur edhe atë me kapacitet të zvogëluar, njofton Portalb.mk.

Student, shtëpi studentore
Shtëpia Studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, foto: Arbnora Memeti

Meta.mk, e ka vizituar shtëpinë studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, ku shumica e studentëve prisnin radhë që t’i marrin dhomat e tyre në shtëpinë studentore. Pjesa më e madhe e studentëve të pranishëm i kanë respektuar protokollet e tyre, kanë bartur maska dhe kanë mbajtur distancë. Nga Udhëheqësia e Shtëpisë rregullisht rikujtojnë për obligimet që të mbahet distanca.

Student, shtëpi studentore
Shtëpia Studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, foto: Arbnora Memeti

Prej dje, Qendra Shtetërore Studentore i ka publikuar oraret për akomodim ku studentët do të munden të shohin nëse u është miratuar qëndrimi në shtëpitë studentore dhe në cilën ditë të javës do të duhet që të vendosen, aty ku kanë aplikuar.

Student, shtëpi studentore
Shtëpia Studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, foto: Arbnora Memeti

Duke filluar prej sot, nga 100 studentë në periudhë prej orës 10 deri në ora 14 do të kenë mundësi që të vendosen në shtëpitë studentore, pas plotësimit paraprak të dokumentacionit. Nëse studenti nuk është në mundësi që të vendoset sot, të njëjtën mund ta bëjë në cilëndo ditë-pune prej 15 tetor, në pajtueshmëri me terminët e theksuara.

Student, shtëpi studentore
Shtëpia Studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, foto: Arbnora Memeti

Këtë vit, shtëpitë studentore do të punojnë nën protokolle të veçanta, kështu që në çdo dhomë ku ka dy shtretër do të vendoset vetëm një student, a atje ku ka katër shtretër do të vendosen më shumë katër studentë. Gjithashtu, është e ndaluar që të shfrytëzohen hapësirat e përbashkëta, a ushqimet do të funksionojnë në mënyrë që, tavolinat do të jenë të distancuara në dy metra, a në çdo tavolinë për katër persona do të ulen më së shumti dy studentë.

Student, shtëpi studentore
Shtëpia Studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, foto: Arbnora Memeti

Paraprakisht, Qeveria ka vendosur që financiarisht t’u ndihmojë studentëve, pasi që me rekomandim të Komisionit të Sëmundjeve Infektive e miratoi vendimin për hapjen e shtëpive të studentëve me kapacitet të ulët. Për shkak kësaj, akomodim privat ose transport prej vendit ku jeton deri në vendin ku i zhvillon studimet do të shfrytëzojnë 884 studentë. Studentët deri më 10 tetor mund të aplikojnë për ndihmë financiare të njëhershme prej 6.000 denarëve për pagesë gjatë regjistrimit të semestrit, akomodim në shtëpi studentore ose akomodim privat.

Student, shtëpi studentore

Në periudhën e fundit, sipas pritjeve të autoriteteve shëndetësore numri i të infektuarve me KOVID-10 është rritur, për këtë Qeveria miratoi masa të reja restriktive për mbrojtje me të cilat në objektet hotelierike do të ndalohet shfaqja e këngëtarëve dhe DJ-ve në të gjitha objektet e hotelierisë. Do të zvogëlohet numri i njerëzve që mund të ulen në një tryezë në hotelieri nga 12 tani të lejuar në 4. Volumi i lejuar i muzikës është zvogëluar dhe është i kufizuar në 55 decibel. Të gjitha këto masa janë miratuar njëzëri.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button