RMV, prej në mesnatë do të lirohet çmimi i benzinës, do të shtrenjtohet i dizelit

Çmimi i benzinave do të lirohet, ndërkaq ai i dizelit do të shtrenjtohet, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Benzina do të lirohet për 1.5 denarë, ndërkaq dizeli do të shtrenjtohet për 0.5 denarë për një litër me pakicë.

Me këtë vendim, benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 59 denarë, ndërkaq BS-98, 61 denarë për litër.

Dizeli do të kushtojë 50 denarë për litër, ndërkaq me çmim të njëjtë do të shitet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0.302 denarë për kilogram dhe tani do të shitet për
25,968 den/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button