Për një muaj në Tetovë policia ka dhënë dënime për 1.236 shkelje në komunikacion

Gjatë muajit shtatorit të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në rajonin e Tetovës, zbuluan dhe sanksionuan 1.236 shkelje në trafik, njofton Portalb.

Për shkak të llojeve të ndryshme të shkeljeve, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjete, 85 automjete u përjashtuan nga trafiku, prej të cilave 78 me regjistrim të skaduar deri në 30 ditë dhe 7 me defekte teknike.

Gjatë kësaj periudhe, 163 shoferë janë përjashtuar nga trafiku, prej të cilëve 121 për shkak të drejtimit të automjetit pa leje vozitje, 2 të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 35 shoferë fillestarë, 1 me ndalesë të vlefshme për vozitje dhe 4 me kategori të papërshtatshme.

Gjatë shtatorit në këtë rajon, thuhet më tej në njoftim, janë tërhequr gjithsej 243 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button