Fondacioni “Hap pas hapi” organizon ngjarjen Speech4Teachers me rastin e Ditës Ndërkombëtare të mësuesit

Më 7 tetor, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacioni për Nisma Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” do të organizojnë ngjarjen Speech4Teachers, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të mësuesit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.  Ngjarja do të zhvillohet në orën 13:00, në sallën e jashtme të hotelit Alexander Palace në Shkup.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që përmes ekspertëve arsimorë, praktikuesve dhe krijuesve të politikave arsimore të flitet për rolin e mësuesve në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Në ngjarje do të marrë pjesë  Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni Fani Karanfilova-Panovska, Suzana Kiranxhiska, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit “Hap pas Hapi”, Zoran Velkovski – Profesor universitar, Alvin Salimovski – Drejtor shkolle, Biljana Spasovska- mësuese, profesore e  shkollës së mesme Elizabeta Sekirarska dhe David Frost, profesor në Kolegjin Uilson në Universitetin e Kembrixhit.

Në ngjarjen e organizuar në kuadër të projektit “Edukimi i bashkësive më të vogla etnike”, do të respektohet protokolli për organizimin e ngjarjeve për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button