11 Tetori- Dita e Kryengritjes Popullore, ditë jopune në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 11 Tetori (e diel), përkatësisht të hënën 12 Tetor- Dita e Kryengritjes Popullore, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veritu, shkruan Portalb.mk.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ua uron festën të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas programit për ditët e jo punës ditë jopune në në Maqedoninë e Veriut  janë 1 janari (e mërkurë), Viti i Ri, 7 janari (e martë), Krishtlindjet, 20 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, 1 maji (e premte), Dita e Punëtorëve, 24 maji (e diel), “Shën Kirili dhe Metodit” dhe Kurban Bajrami që poashtu është në këtë ditë ndërsa dita e pushimit ishte 25 maji, 2 gushti (e diel), Dita e Republikës, përkatësisht tre gushti është ditë pushimi, tetë shtatori (e martë), Dita e Pavarësisë, 11 tetori (e diel), Dita e kryengritjes popullore, përkatësisht 12 tetori do të jetë ditë pushimi.

Ditët e mbetura që konsiderohen si festë në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur edhe 23 tetori (e premte), Dita e Luftës Maqedonase Revolucionares, 8 dhjetori (e martë).

Për shqiptarët 22 nëntori është poashtu ditë pushimi për shkak të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button