Shëtitja e Presidentit Trump me makinë jashtë spitalit është konsideruar si veprim i papërgjegjshëm(VIDEO)

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar. Por kjo dalje është konsideruar e një papërgjegjsie të lartë. CNN në një analizë thotë se kjo luftë e Trumpit me Kovid-19 deri më tani nuk e ka bindur atë që t’i japë përparësi një qasjeje të përgjegjshme ndaj një pandemie. e cila ka vrarë 209,000 amerikanë, njofton Portalb.mk.

Ky veprim, thuhet se ka rrezikuar agjentët e Shërbimit Sekret të cilët kanë qenë duke e shoqëruar presidentin Trump në SUV e tij të blinduar dhe të cilët kanë qenë të veshur me maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi me virusin Kovid-19.

Një mjek në siptalin Walter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm, transmeton Zëri i Amerikës.

Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.

“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruajti Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme.

Nga ana tjetër një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se ishin marrë masat e duhura paraprake për realizimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale.

Ky veprim ka ardhur mes hamendjes së vazhdueshme për gjendjen e vërtetë shëndetësore të Presidentit pas një fundjave në të cilën Shtëpia e Bardhë bëri përpjekje të mëdha për të minimizuar seriozitetin e çështjes së tij. Por detaje, sipas CNN-it, në lidhje me përzierjen e terapive që po merr, nënkuptojnë se ai po përjeton komplikime nga sëmundja edhe pasi mjekët e tij thanë se ishte e mundur që ai të hënën të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button