“Flydubai” shtyu fluturimet për në Shkup deri në mars të 2021

Kompania ajrore “Flydubai” fillimisht njoftoi se fluturimet nga Shkupi do të fillojnë në tetor të këtij viti, por tani ka bërë të ditur se fluturimet janë shtyrë dhe parashikohet të fillojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

“Në këtë moment është vendosur që shërbimet e “Flydubai” të fillojnë nga 29 marsi i 2021, dy herë në javë”, thonë nga kompania Flydubai.

Kompania ajrore filloi fluturimet për Maqedoninë e Veriut në tetor te 2012, dhe që atëherë ka pasur fluturime të rregullta. Brenda ish-Jugosllavisë, kompania aktualisht ka fluturime në Beograd dhe Sarajevë që do të vazhdojnë gjatë gjithë dimrit, pesë ose tre herë në javë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, pjesë e të cilave është Dubai, në 24 orët e fundit ka pasur 1,231 raste të reja pozitive me kovid 19 dhe dy të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button