Raporti i KE-së për RMV-në, kërkohet angazhim më i hovshëm në zbatimin e reformave në sferën e gjyqësisë

Bashkimi Evropian pret që Maqedonia të zbatojë, mes tjerash, reforma konkrete në sferën e gjyqësorit që të bëhet anëtare e familjes evropiane. Raporti i fundit, edhe pse në disa raste përmend se vendi ka bërë progres të mirë ose mesatar në funksionimin e gjyqësorit, sërish thekson se korrupsioni është ende i pranishëm në shumë sfera dhe kjo është shumë shqetësuese. Vendi, sipas raportit ka një far niveli të përgatitjes apo është mesatarisht i përgatitur për zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë, njofton Portalb.mk.

Për të disatën herë me radhë BE-ja përsërit refrenin e njëjtë: zbatoni reformat gjyqësore!

Hapat që sipas raportit janë vlerësuar pozitiv:
  • Ligji për Prokurori Publike, me të cilin është gjendur zgjidhje për rastet e PSP-së, si dhe ligji i rishqyrtuar për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili do të kontribuojë për rritjen e besimin të opinionit në gjyqësor.
  • Vërehet përparim i mirë në zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësor në kontekst të prioriteteve urgjente për reforma dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe grupit të ekspertëve për çështjet e sistemit të sundimit të së drejtës.
  • Vendosje e mekanizmit për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe llogaridhënies.
  • Gatishmëri mesatare në luftën kundër korrupsionit, e cila, është e përhapur në shumë fusha, por përparim i mirë thuhet se është arritur në hetimin, ndjekje dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të lartë.
Pritjet e Komisionit Evropian nga Maqedonia e Veriut:
  • Zbatimin e qëndrueshëm të strategjisë së reformës gjyqësore dhe planit të azhurnuar të veprimit në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe demonstrim i angazhimit të vendosur për pavarësinë e sistemit gjyqësor, duke e mbrojtur atë nga çdo rrezik i ndërhyrjes politike, duke përfshirë përdorjen e mekanizmave në dispozicion për të verifikuar profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  • Të finalizojë dhe fillojë implementimin e strategjive të resurseve njerëzore për gjyqësorin dhe prokurorinë, dhe të përmirësojë sistemin e automatizuar të informacionit për menaxhimin e çështjeve gjyqësore (AKMIS) për të siguruar që i njejti është plotësisht funksional dhe i besueshëm;
  • Të vazhdojë zbatimin e kornizës së re ligjore në lidhje me reformën e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe ligjin e ri për Prokurori Publike.
Premtimet e Ministrisë së Drejtësisë së RVM-së në mandatin e saj në fushën e gjyqësisë

Ministri i ri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, njoftoi se objektivat e katër viteve të ardhshme të ministrisë që drejton ai janë si vijon

  • Konceptimi dhe modeli i vetingut në gjyqësor dhe prokurori dhe përmirësim të shërbimeve për qytetarët.
  • Përmirësimin e sistemit AKMIS dhe lidhjen elektronike të gjykatave me prokurorët publik, komunikimin e detyrueshëm elektronik me avokatët, noterët, ndërmjetësuesit, Agjencinë për Patundshmërin, Regjistrin Qendror, Zyrën e Avokatit të Shtetit dhe subjekte të tjera.
  • Pavarësi financiare në sistemin e drejtësisë.
  • Të propozohen ndryshime ligjore në bazë të të cilave Prokuroria Publike do të duhet të informojë rregullisht dhe vazhdimisht publikun për punën e saj.
  • Procedurë efektive për ata gjyqtarë dhe prokurorë që do të mbajnë përgjegjësi për mosveprim dhe sjellje joprofesionale
  • Zogëlime të tarifave të gjykatës, në mënyrë që të lehtësohet qasja e qytetarëve në drejtësi,
  • Kontrollë i rasteve që me vite qëndrojnë diku, për të cilat qëllimisht apo rastësisht nuk veprohet në ta.

Reformat e paralajmëruara nga Ministri i Drejtësisë janë pothuajse të njëjta me rekomandimet e KE-së. Këto reforma të paralajmëruara, disa prej të cilave kanë filluar të gjejnë zbatim mbetet për tu parë nëse do të kenë progres, me çka do të ndikojë edhe në bisedimet e vendit për antarësim të plotë në strukturat evropiane.

LEXO: U publikua raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian kërkon zbardhjen e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

LEXO:Osmani vlerëson se vendi ka shënuar përparim në fushën e reformave

LEXO: Maqedonia e Veriut është në pritje të një raporti të ri nga Komisioni Evropian

LEXO: Takimi Osmani – Borrell: Maqedonia e Veriut është e vendosur në qëllimin për t’u bërë një demokraci evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button