Çfarë duhet të dini për fundjavën pa TVSH: Skanoni menjëherë dhe blini në dyqane që lëshojnë fatura për produkte të RMV-së

Fundjava pa TVSH po afron, kjo masë e qeverisë, nga seti i katërt, ngjalli interes të madh te qytetarët.

Siç  paralajmëroi kohë më parë Qeveria, fundjava pa TVSH do të realizohet më 10, 11 dhe 12 Tetor. Në të vërtetë do të jetë fundjavë e zgjatur, prej tre ditësh, pasi fundjavës do t’i shtohet një ditë për shkak të festës së 11 Tetorit.

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë tha se kjo masë duhet të mbulojë më shumë se 350.000 qytetarë, përdorues të aplikacionit “MojDDV” (TVSH-ja ime). Gjatë fundjavës së zgjatur në 10-11-12 tetor, ata do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendase ose kompjuterë dhe pajisje të tjera TI me vlerë deri në 30,000 denarë. Qytetarët do të pranojnë rimbursim të plotë të TVSH-së, që e kanë paguar, brenda pak ditësh në llogaritë e tyre, transmeton Faktor.mk.

Me këtë masë parashikohet të bëhet gjiro prej 170 milionë euro, ndërsa rreth 17 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve, nga rimbursimi i TVSH-së.

Çfarë mund të blejnë qytetarët, ku dhe sa? Ata kanë shumë paqartësi. Qeveria tha për “Faktor” se do të ketë mundësi për të bërë pyetje në një e-mail të veçantë. Në përgjithësi, që TVSH-ja të kthehet plotësisht, ata do të duhet të blejnë ndonjë prodhim të Maqedonisë – qoftë ushqim ose  ndonjë produkt të prodhuar në Maqedoni ose të marrin ndonjë shërbim në një dyqan shtëpiak – parukeri për shembull. Sidoqoftë, e gjithë TVSH-ja do të rimbursohet edhe për kompjuter ose laptop të blerë për shembull, përkatësisht gjithçka që është pajisje TI.

Por çfarë tjetër duhet të dinë qytetarët dhe në çka duhet t’i kushtojnë vëmendje?

Një nga gjërat që duhet të dihet është se dyqani ku do të bëhet pazar, do të duhet të ketë aparat fiskal, ku saktësisht përcaktohet se çka është produkt nga Maqedonia e çka është qarkullimi i produkteve nga jashtë.

Gjithashtu, për të marrë rimbursimin e plotë të TVSH-së, qytetarët do të duhet të skanojnë faturën fiskale menjëherë, përkatësisht vetëm në ato tre ditë derisa vlen fundjava pa TVSH, e jo më pas.

Përndryshe, siç dihet, për rimbursimin e rregullt të TVSH-së, afati  për të skanuar llogarinë fiskale është 10 ditët e ardhshme pasi të bëhet blerja, por për fundjavën pa TVSH, skanimi do të duhet të bëhet më 10, 11 ose 12 Tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button