Nga VMRO-DPMNE protestuan sot në Shkup, Mickovski përmend rastin e “Shik-Jellak” në Tetovë

Aktivistë të VMRO DPMNE-së së bashku me funksionarë të lartë të kësaj partie kanë protestuar sot në Shkup kundër, siç thonë ata “Qeverisë kriminale të Zoran Zaev”. Mickovski në shesh ceki disa nga arsyet se pse ata protestojnë, shkruan Portalb.mk.

Falimentimi i bankës “Eurostandard”, biznese që sipas Mickovskit janë të jashtëligjshme, burgosja e Jankullovksës përderisa siç thotë ai, kriminelët e vërtetë lirohen, janë vetëm disa nga arsyet që Mickovski i ceki për atë se pse protestojnë.

“Për dy muaj dështoi banka prej 500 milion eurosh. Në Tetovë mundësuan biznes milionësh një biznesmeni që është kundër BE-së dhe NATO, i cili vetë tha se ka paguar për referendumin. Mbi 8 milion euro janë harxhuar për vetura zyrtare, ndërkaq Jankullovska përgjigjet për mercedesin të cilin Zaev po e vozit. Përderisa të gjithë i shkuan prangat në duart e Jankullovskës, ka një katastrofë në fillimin e procesit arsimor. Ajo shkon në burg, ndërkaq e liruan vrasësin e Martin Neshkovskit” tha Mickovski.

Ndërkaq, sot nga LSDM komentuan këto protesta si absurde, për shkak se sipas tyre Mickovski dhe partia e tij janë ata që kanë porositur shuplaka në Qendër dhe janë pjesëmarrës në dhunën e 27 prillit.

“Sot, kundër padrejtësive do të protestoje Hristijan Mickovski, pasardhësi i atij që porosite shuplaka në Qendër. Sot kundër dhunës do të protestoje humbësi Mickovski dhe mbështetësit e tij, të njëjtit që morën pjesë në dhunën e 27 prillit” deklaruan nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

Ndryshe, protestuesit sot ndaluan para Prokurorisë Publike, nga ku edhe e morri fjalën kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button