TË KUJTOHET, LILI?

Shkruan poeti i ndjerë nga Tetova, Murtezan Arifi.

Ishte dasëm… Në çdo ane vinte erra raki
Qe e dehur edhe koha
edhe koka

Të kujtohet,Lili?
Jashtë kënga e ngjyroste mbrëmjen me kaltërsi.

në çdo anë vinte era raki.

Era e pranverës qe dehur
edhe lulet: mbrëmja mbahej avllive-
s’e mbanin këmbët… E brenda ne mua,ishe Ti.
me tërë mbrëmjen,ëndrrat,urimet,
me gjithë britmat e dehura te reve…

Të kujtohet,Lili?
Se nga erdhen yjet para meje
në gota,mbi supe,në barin e njomë.
gjetheve te plepit te lartë
me shushurimë.

A të kujtohet,Lili?
Vallja e fundit ishte për ty.
E fundit…
e fundit…

Pastaj mbi yjet ra shi.
Dhe u shymën yjet sepse ra shi.
dhe ikëm që mos na lageshin kujtimet…
E ne ikëm
E Ti ike
duke shkelur në zemrën time
duke shkelur çdo lutje,çdo ëndërr,
çdo shenjtësi.

Të kujtohet,Lili?
Pastaj çdo gjë e humba në harresë…
harrësë…
resë…së..ë,
ë,ëëë!…

E ç’qe gjith ajo Lili?
Ç’qe? Ç’qe?

Ja,sonte të pash si kalove pranë kujtimit
e s’ishte veç një hije
pa sy,pa veshë,pa flokun tënd të zi
si ato pikturat abstrakte
pa të zemrës tik-take.

Po,po, ishe Ti
njësoj si atë mbrëmje
e pakapshme
hije…
ishe Ti,ishe Ti,Lili.

Edhe sot mbi kujtimet resh shi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button