47,8 milionë euro janë paguar për të kompensuar depozituesit e Bankës Eurostandard

Fondi për sigurim të depozitave sot informoi se pas një periudhe dyjavore, nga fillimi i pagesës së kompensimit për depozituesit e Eurostandard Bank AD Shkup, në falimentim, të cilët kanë të drejtë për kompensim, pagesa bëhet në kohë dhe pa pengesa të mëdha për depozituesit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Deri sot, janë paguar gjithsej 3 miliardë denarë (47,8 milion euro), që është përafërsisht 72 % e dërgesave të përgjithshme nga Fondi në katër bankat komerciale përmes të cilave paguhet kompensimi. Kjo tregon që pagesa e kompensimit bëhet me një ritëm relativisht të shpejtë dhe se gati tre të katërtat e fondeve të depozituesve të Bankës Eurostandard, me të drejtë kompensim, janë kompensuar”, informuan nga Fondi.

Ata shtojnë se dëmshpërblimi i trashëgimtarëve gjithashtu zhvillohet normalisht edhe për ata që i kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin në mënyrë elektronike, Fondi i përgatit faturat për kompensim dhe bën pagesat direkt nga llogaria e Fondit.

Banka popullore e Maqedonisë së Veriut më 26 gusht të këtij viti mori vendim për t’ia marrë licencën Bankës Eurostandard, sipas Ligjit për Bankat, dhe hapi procedurë të falimentimit. Shpjegimi ishte se Banka Eurostandard nuk i plotësonte kushtet minimale të funksionimit, por që të gjitha depozitat, në 99.4% të depozituesve, do të paguhen brenda afateve ligjore, sipas kushteve të Fondit për sigurim të depozitave.

Sipas deklaratës së atëhershme të guvernatores Anita Bezhoska Angellovska, pjesa e aseteve bankare të Eurostandard Bank në totalin e aktiveve bankare të vendit ishte nga 1.3 në 1.7 % të depozitave dhe kredive totale dhe për këtë arsye, stabiliteti i sistemin bankar të vendit. Të gjithë personat fizikë dhe juridikë që kishin kërkesa nga banka, të cilat nuk ishin në bazë të depozitave, u desh të aplikojnë për pagesë nga masa e falimentimit, deri më 7 shtator.

Sipas kritereve të Fondit për sigurim të depozitave për zgjedhjen e një bankave që bëjnë pagesa, përmes të cilave bëhet pagesa e depozitave të siguruara nga Banka Eurostandard, u zgjodhën Stopanska Banka, NLB Banka, Hallk Bank dhe Banka Komerciale..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button