fbpx

Bashkërrenditje e kohës!

Shkruan: Enis Miftari.

Në pamundësi për të qenë diplomat dhe për t’i thënë gjërat tërthorazi detyrohem nga vetë karakteri që të jem i këtillë, i drejtpërdrejtë duke mos ia bërë qejfin dikujt e mbase as vetes. Kurrë nuk kam menduar për të bërë autocensurën e as për t’i vënë vetes kufizime në atë që do shprehem. Detyrimisht, mesazhin dua ta përcjelli, për dikë mund të jetë shumë tërthorazi e për dikë lehtë për ta kuptuar, por ky nuk është problemi im, është çështje aftësie tek marrësi. Thika me dy tehe, është histori në vete.

Rrethanat, në të cilat po jetojmë janë gati se të ngjashme prej viteve më parë, respektivisht frymë e njëjtë nga 2016.  Thjesht, ideali ka marrë fund, si dhe vazhdon të  mbahen akademitë përkujtimore për parimet, ndershmërinë dhe dinjitetin. Fatkeqësia më e madhe qëndron tek formaliteti apo thënë ndryshe po aktrohet gjoja se jemi parimorë. Por, rutina na tregon që sot beteja  për k’të ka përfunduar. Mbase, njerëzit nuk ndryshojnë partinë për parime, por për interes. Kjo nuk është më e keqja, më e keqja ndodh që këta bëhen më  të dashurit e prijësit të procesit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga ana tjetër, është tej mase e vështirë të pranohet kur njerëzit e ditur marrin pranë tyre injorantët, kjo ose tregon për naivitet ose për ndjenjën e rrezikut që ai mendon se do të mposhtet.

Sot, shumë kemi nga ata që paaftësinë e tyre e fshehin me promovim të ndjenjës kombëtare apo thënë më bukur të ndjenjës nacionaliste, duke bërë rolin e mbrojtësit të kombit që në mendjen e tij nuk ekziston asnjë komb tjetër, asnjë territor tjetër, asgjë thjesht një teke që individ e ka emëruar si ideal. Me këtë ai fsheh të gjithë paaftësinë e tij dhe regresin që shënon në një pozitë të caktuar. Duke e konsideruar fushën e ekzekutivit si pozitë kyçe për degjenerim politik.
Mungesa e efikasitetit institucional ende më shumë është thelluar sa që zellshmëria e të punësuarit shihet në promovimin e partisë apo si një objekt marketingu për qeverisjen. Pra, vazhdon të kalohet në partizim, ndonëse betimi ka qenë në sistemim.

Mendjet që kanë asgjësuar sistemin, burim dije e kanë partinë dhe prioritet të vetëm partinë dhe veten e tyre. Andaj, ja po ju pyejs në sa institucione shtetërore janë të përfshirë profesionistët, vizionarët, studentët e zellshëm. Aspak, madje në vendin tonë numri më i madh i komunave, preferon degjenerimin sesa arsimimin, këtë po e them bazuar në projektet gjoja se kulturore që mbështeten financiarisht, ndërsa nuk jepet asnjë bursë për studentët meritorë. Ne, kemi nga ata zyrtarë që shtrijnë trysni ndaj institucioneve tjera për përmbushje të dëshirave dhe interesit personal, pra që në një formë më jep përshtypjen që asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi dëshmitarë që partizimi është prioritet dhe në bazë të kësaj bëhen punësimet, tenderimet, përmbushja e kërkesave tjera etj. Ky mendim politik i copëzuar, sot ka bërë që të diturit, talentet, punëtorët, të ndershmit të migrojnë. Dhe për faktin që dikush ka qenë mirë financiarisht në fund fare, vendos gishtin në kokë dhe kupton grackën e lojën e fëlliqur që nesër do të krijojë parazit institucional. Ndërkaq, këtë të fundit (parazit institucional) është vënë në funksion prej kohësh, dikush e instaloi u kritikua dhe në fund kur kritikuesi erdhi në pushtet filloi ta bëjë të njëjtën, madje paturpësisht bëri premtim elektoral të fshehtë në individ të caktuar. Sa herë që pala kritikonte për shkatërrim të arsimit sipëror që vinte si rezultat i universiteteve private të politikanëve, në fund nuk e pati problem që në kabinetin e tij të pranojë nga po ai universitet politikani, nga i cili më shpejtë rrëzohesh nga karrikja se sa nga provimi. Djallëzia vazhdon më tutje, kur ai që duhet bërë ndarjen e vërtetë, më shumë  preferon të flirtojë me palët sesa të sillet ndershmërisht me ta. Mbase, në publik flet që ndëshkim për të keqen duhet të ketë  dhe në fund nuk guxon që të keqes t’ia kumtojë urdhrin e përjashtimit. Thënë më mirë, asgjësoje të keqen me kohë, se më vonë bëhet mal.

Ndjej keqardhje, për të gjithë ata që shprehën indinjatën për t’iu kundërvënë të keqes duke menduar se do sjellin diç të mirë, por e vërteta është që nga një e keqe e madh u soll një e keqe më e vogël. Të paktën, kështu dëshmon e dashura kohë deri tash. Për t’i rënë pikës dhe për ta kulluar gjithë të sipërpërmendurën, konkludojmë që:

  • Ndryshe flitet, ndyshe veprohet.
  • Shfrytëzo atdhedashurin, për të fshehur keqmenaxhimin
  • Ndërro edhe 100 parti, me rëndësi me qenë në pushtet
  • Vjen A bëhem A, vjen B bëhem B – dinjiteti nuk figuron
  • Lidhshmëria institucionale mund të shërbejë për të bërë edhe rolin e medias edhe të OJQ-ve.

Janë pafund konkluza që mund të nxjerrim. Por, po ia lëmë kohës mbase në fund fare koha e han kashtën.
Gjithçka do të përfundojë një ditë, edhe beteja jonë por edhe iluzioni juaj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close