Trump në spital, thotë se “ndjehet mirë” ndërkohë që trajtohet me trajtim eksperimental

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkundër asaj që ai në “Twitter” thotë se ndjehet mirë, megjithatë, është dërguar në spital në orët e vona, madje ende pa kaluar një ditë pasi rezultoi pozitiv me kovid-19, shkruan Portalb.mk.

Dje në orët e vona, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një video incizimi të cilin e publikoi në “Twitter”, ju bën të ditur ndjekësve se do të dërgohet në spital që kurimi i tij të jetë i sigurt.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, aktualisht po shkoj në spital, mendoj se ndjehem shumë, shumë mirë. Megjithatë, do ta sigurojmë që gjërat do të funksionojnë siç duhet” tha Donald Trump, dje në “Twitter”.

Ndërkaq sot, disa orë më herët ai përsëri shkroi në “Twitter” se ndjehet mirë.

“Është duke shkuar mirë, mendoj! Faleminderit të gjithëve. Dashuri!” shkruan Trump.

Presidenti trajtohet nga mjeku Sean Conley, ky i fundit tha se Trump “është i lodhur” dhe se i njëjti do të trajtohet me një dozë të një trajtimi eksperimental, që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit.

Ndryshe, Trump është 74 vjeçar gjë që e fut atë në zonën e rrezikut më të lartë që mund të sjellë virusi korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button