Ndihmë financiare të njëfishtë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta

Ndihmë finanfciare të njëfishtë në vlerë prej 6 mijë denarësh do t’u ndahen studentëve të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Ndihmën në të holla do të mund ta shfrytëzojnë për një pjesë të participimit në shpenzimet për studim, një pjesë nga shpenzimet për vendosje në konvikte, gjegjësisht shpenzimet për banim privat, raporton Portalb.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se aplikimi do të realizohet përmes dy mënyrave: elektronike ose drejtpërdrejt në Ministri.

– Hap i parë në procesin e aplikimit është paraqitja e kandidatëve në platformën     www.digitalizirajse.mon.gov.mk, ku zgjidhet edhe mënyra në t[ë cilën do të dorëzohen dokumentet e nevojshme dhe formularët, njoftojnë nga MASH-i.

Më shumë informata rreth kushteve, kritereve, dokumenteve dhe afateve për aplikim janë të theksuara në Dekretin me fuqi ligjore të miratuar për realizim të kësaj mase për mbështetje të studentëve, mund të gjenden KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button