Shtyhet debutimi i Warcraft Shadowlands

Blizzard Entertainment ka shtyrë debutimin e ekspansionit Shadowlands të Warcraft për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan pcworld.al.

Një datë debutimi nuk është bërë publike por studioja tha se Shadowlands do të debutojë këtë vit.
Në një postim në blog producenti i lojës John Hight tha se nuk ishte vendim i lehtë dhe po domosdoshëm për ekspansionin dhe lojtarët e World of Warcraft.

 

Në korrik Blizzard tha se ekspansioni Shadowlands do të debutojë në Vjeshtë të 2020. Përditësimi do të përmirësojë eksperiencën duke reduktuar nivelet nga 120 në 60 dhe shtuar mbështetje për kontrollerët.

Me Shadowlands lojtarët mund të rreshtohen krahas një Covenant, një sistem i ri fraksionesh i cili të mëson aftësi të reja dhe cakton misione të reja.

Pavarësisht këtij ndryshimi, Blizzard do të lëshojë përditësimin paraprak të Shadowlands por jo atë final më 13 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button