14 marrëveshje mes Shqipërisë e Kosovës

Tirana mirëpriti mbledhjen e 6-të qeverive të Shqipërise dhe Kosovës, një mbledhje që u konkretizua me firmosjen 14 marrëveshje që kishin në thelb moton e këtij takimi “Bashkë pa kufij”, transmeton Klan.

2 projektet më të rëndësishme e që pritet të shohin dritën e nisjes së zbatimit brenda vitit janë: krijimi de fakto i pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit si dhe nisja e studimit të fizibilitetit për projektin që lidh me hekurudhë Durrësin e Prishtinën.

Dogana e Durrësit në dispozicion të plotë të Kosovës dhe që e kthen portin e Durrësit de fakto të kosovës”, tha Rama. Hoti shtoi: Do të fillojë menjëherë, krejt fokusi do jetë në realizimin e këtyre projekteve.

Një tjetër projekt që nuk ishte pjesë e marrëveshjes, por që u pranua nga dy kryeministrat në konferencën e përbashket është dhe ai për ndërtimin e një hidrocentral të përbashkët. I pyetur mbi projektin, kryeministri Rama nuk dha detaje, por la të kuptohet se do të jetë hidrocentrali i Skavicës duke dhe dhënë dhe lajmin që ai do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për ti shprehur Shqipërisë për atë çka bërë dhe çka në kemi bërë në qeverisjen e vendit.

Pa modesti pranoi se dinte rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar në Ëashington mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani ulja edhe e Prishtinës në tryezen e Shengënit Ballkanik është një hap i rëndësishëm për të për të ardhmen e 2 shteteve dhe krejt rajonit.

Projekti i Shengenit Rajonal, është projekti i rinisë shqiptare. Është projekti i atyre që janë në kopsht apo në shkollë fillore dhe është përgjegjësi e jona e madhe të vendosim”, tha Rama.

Në takimet e ardhshme do ta diskutojmë këtë inciciatëve dhe sigurohemi që ne do të jemi pjesë me të drejta të barabarta”, u shpreh Hoti.

Por ndërsa flet me superlativa për SHBA për Europën ka rezerva që ka lënë ende Kosovën të izoluar dhe s’po liberalizon lëvizjen. Më i rezervuar e shpreh pakënaqësinë e tij për këtë çështje kryeministri Hoti.

Për liberalizimin e vizave dhe pret e pret dhe merr refuzime nga BE pa pikë turpi për çështje që nuk kanë lidhje me Kosovën”, tha Rama. “Po mundohemi që të kemi liberalizimin e vizave dhe të mos e shajmë shumë BE-në”, u shpreh Hoti.

Dy vendet nënshkruan marrëveshje edhe për krijimin e një fondi për Luginën e Preshevës, për bashkëpunim të ndërsjelltë në raste fatkeqësish natyrore, për bashkëpunim në fushën e sigurisë, për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal, për Mobilitetin në Punë, për Krijimin e Koridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen, për Themelimin e Ligës së Përbashkët të Basketbollit, për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Parauniversitar apo për Protokollin Shtesë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën e Shëndetësisë në Përballjen me Covid 19.

Kryeministri Rama u pyet edhe për çështje të politikës së brendshme, por refuzoi të përgjigjej, si në rastin e ftesës për debat nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Në praninë e miqve unë nuk flasë për punët e bredshme të shtëpisë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button