U bllokua autostrada Tetovë-Gostivar, protesta kundër çmimit të rrymës elektrike (VIDEO)

Në orët e pasdites për më shumë se një orë vazhduan protestat në Tetovë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

Protesta të ngjashme, bllokim të autostradës Tetovë-Gostivar, pati edhe javën e kaluar rreth 30 minuta.

Sot në orët e pasdites, me vetura u protestua edhe në Shkup, protestë e cila mbaroi para objektit të Qeverisë së RMV-së, duke kërkuar takim me kryeministrin Zoran Zaev. Protestat u zhvilluan njejtë sikurse edhe protestat e javës së kaluar.

“Ne kërkojmë të vendoset rende dhe kontroll mbi këta kompani elektroenergjetike, që të mos dëmtohet qytetari. Presim përgjigje në veçanti nga kryeministri Zaev, i cili akoma nuk po e sheh të rrugës të na fton për bisedime. Nuk protestojmë kundër qeverisë, por për tu ulur me qeverinë për të zgjidhur problemin që qytetarët e kanë. I bëjmë thirrje kryeministri të reflekton dhe të na ftojë në bisedime”, deklaruan sot nga organizatorët.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp me sekretarin shtetëror për energjetikë të SHBA-ve, Francis Fanon tha se ulja e TVSH-së të çmimit të energjisë elektrike nga 18 në 5 përqind Qeveria do ta rishikoje, që të shihet se si do të jetë ndikimi në ekonominë e vendit.

Gjatë javës, Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike protestojnë prej muajit gusht, ndërsa prej fillimit të muajit shtator kërkojnë takim me grupet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, sot raportojnë se kanë zhvilluar takim me koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa dhe BDI-në.

Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button