fbpx

Protestuesit kundër çmimit të energjisë elektrike në Shkup kërkojnë takim me kryeministrin Zaev (VIDEO)

Në qytetin e Shkupit vazhduan protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pas vendimit të Komisionit rregullator për energjetike, transmeton Portalb.mk

“Ne kërkojmë të vendoset rende dhe kontroll mbi këta kompani elektroenergjetike, që të mos dëmtohet qytetari. Presim përgjigje në veçanti nga kryeministri Zaev, i cili akoma nuk po e sheh të rrugës të na fton për bisedime. Nuk protestojmë kundër qeverisë, por për tu ulur me qeverinë për të zgjidhur problemin që qytetarët e kanë. I bëjmë thirrje kryeministri të reflekton dhe të na ftojë në bisedime”, deklaruan organizatorët.

Ata i përsëritën kërkesat e tyre, si anulimi i vendimit të fundit të Komisionit për rregullator energjetik, zbritjen e rrymës për 33%, ulje të TVSH nga 18% në 5 %; Parlamenti të shkarkon komisionit dhe të formon komision me ekspert të huaj dhe vendit; rrjeti i distribuimi të kalon në pronësi të shtetit dhe falje të borxhit të rrymës elektrike për qytetarët e rasteve sociale.

Ata raportuan se të martën do të kenë takim me deputetët e BDI-së, ASH-AA dhe presin edhe me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në për zgjidhjen e problemit.

Protesta u mbajt edhe sot në Tetovë, në formë të njëjtë sikur javët e kaluara.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp me sekretarin shtetëror për energjetikë të SHBA-ve, Francis Fanon tha se ulja e TVSH-së të çmimit të energjisë elektrike nga 18 në 5 përqind Qeveria do ta rishikoje, që të shihet se si do të jetë ndikimi në ekonominë e vendit.

Gjatë javës, Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike protestojnë prej muajit gusht, ndërsa prej fillimit të muajit shtator kërkojnë takim me grupet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, sot raportojnë se kanë zhvilluar takim me koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa dhe BDI-në.

Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close