Kosova i publikoi statistikat ditore për Kovid-19

Instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë raportoi se në 24 orët e fundit ka 54 të shëruar nga virusi korona dhe 42 raste të reja.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njoftojnë nga Instituti.

Raportohet se 54 rastet e reja vijnë si rezultat i realizimit të 645 testeve në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, raportojnë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button