Filipçe pas takimit me Komisionin për sëmundje ngjitëse: Masa shtesë, nëse kemi rritje të numrit të të infektuarve

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot zhvilloi takim me Komisionin për sëmundje ngjitëse, transmeton Portalb.mk. Ai paralajmëroi rritje të masave kufizuese nëse kemi rritje të numrit të të infektuarve.

“Ne do të marrim një qëndrim nëse duhet ndonjë masë t’i rekomandojmë Qeverisë”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se paraprakisht do të bëhet analizë e të dhënave epidemiologjike.

“Do të ketë masa shtesë derisa kemi rritje të numrit të të infektuarve”, paralajmëroi Filipçe.

Ai apeloi deri te qytetarët që të respektojnë masat.

“Kemi disa masa që i kemi shpalos, por duam saktë të përgatiten dhe të rekomandohen sipas të dhënave që i kemi marrë. Sot dhe nesër, gjatë fundjavës, do të punojmë, dhe do të dalim me rekomandime të caktuara”, deklaroi Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit 6 pacientë me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 225 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 96 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18.363, të shëruarve në 15.164, të vdekurve në 749, ndërkaq për momentin ka 2.450 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button