Më 13 dhjetor do të mbahen zgjedhje komunale në Shtip dhe Pllasnicë (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e ka nënshkruar vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Komunës së Shtipit. Zgjedhjet në të cilat qytetarët do të zgjedhin dy kryetarë të rinj do të mbahen më 13 dhjetor (e diel), informojnë nga Kuvendi i RMV-së, njofton Portalb.mk. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e solli Programin e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komuna.

20:30 – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e solli Programin e afateve për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Komunës të Shtipit, të cilat duhet të mbahen më 13 dhjetor të vitit 2020.

Sipas Programit të afateve, Verifikimi publik në Listës zgjedhore fillon më 17 tetor  dhe përfundon më 5 nëntor. Kandidatura për kryetar komune duhet të dorëzohen deri më 7 nëntor. Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor, ndërsa përfundon më 10 dhjetor. Nëse ka raund të dytë, fushata zgjedhore përfundon më 24 dhjetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 27 dhjetor.

KSHZ e miratoi edhe Udhëzuesin për votim të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 ose të cilëve u është caktuar masë vetëiuolim me vendim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

KSHZ do të dorëzojë kërkesë deri te MPB-ja për azhurnim të Listës zgjedhore, si dhe kërkesë deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për dorëzim të të të dhënave për plotësim të këshillave zgjedhor.

KSHZ e miratoi edhe Udhëzuesin për mënyrën dhe procedurën për konfirmim për çmimin e arritur mesatar dhe çmimin më të ulët për reklamim politik.

16:20 – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e ka nënshkruar vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Komunës së Shtipit. Zgjedhjet në të cilat qytetarët do të zgjedhin dy kryetarë të rinj do të mbahen më 13 dhjetor (e diel), informojnë nga Kuvendi i RMV-së, njofton Portalb.mk.

Vendimin do ta zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisoni Komunal Zgjedhor dhe Bordet Zgjedhore, a hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut”.

Përndryshe, mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të komunave Shtip dhe Pllasnicë është si rezultat i zgjedhjes së kryetarit të deritanishëm të Shtipit, Bllagov Boçvarski për ministër të Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, derisa Ismail Jahoski vendosi që ta lëshojë funksionin e kryetarit të komunës pasi që u zgjodh deputet nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në vendin e tyre, në komunat Shtip dhe Pllasnicë, janë vendosur kryetar të rinj si ushtrues të detyrës, të cilët do ta mbajnë këtë pozitë deri në zgjedhje. Në Shtip, për u.d. kryetar u vendos Jane Millanov, derisa në Pllasnicë këtë funksion e kryen Elsan Nurçeski. Në pajtueshmëri me zgjidhjen aktuale ligjore, një komunë mund të ketë u.d. kryetar më së shumti gjashtë muaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button