RMV, studentët mund të aplikojnë për ndihmë të njëhershme prej 6.000 denarëve

Janë shpallur rezultatet e konkursit për akomodimin e studentëve nëpër konvikte për vitin akademik 2020/2021. Në ndërkohë, studentët do të mund të aplikojnë për një mbështetje financiare të njëhershme prej 6,000 denarëve deri më 10 tetor për pagesa për regjistrim të semestrit, akomodim në konvikt ose strehim privat, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Studentët mund të paraqesin aplikacionin në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit digitalizirajse.mon.gov.mk ose në letër, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në faqen e internetit janë publikuar aplikimet dhe formularët që duhet të plotësohen, kështu, ata studentë që aplikojnë për mbështetje financiare për pagesa për regjistrim në semestër dhe ata që aplikojnë për mbështetje financiare të njëhershme për pagimin e një pjese të bashkë-pagesës për akomodimin në konvikt, duhet të paraqesin deklaratë për mënyrën e ndjekjes së procesit mësimor, vërtetim për studentët e rregullt, vërtetim për statusin financiar të familjes, vërtetim të pagës së fundit të anëtarëve të punësuar të familjes, si dhe një deklaratë mbi përdorimin e të dhënave personale të studentit dhe familjes së tij të ngushtë.

Ndërkohë, ata studentë që aplikojnë për mbështetje financiare për strehim privat, përveç deklaratës se si të ndjekin mësimet do të duhet të paraqesin marrëveshjen e qirasë me qiradhënësin, e cila është e noterizuar dhe raportuar në DAP, si dhe llogarinë e qiradhënësit.

Qeveria vendosi të ndihmojë studentët financiarisht pasi rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive miratoi vendimin për hapjen e konvikteve me kapacitet të reduktuar. Për shkak të kësaj, akomodimi ose transporti privat nga vendi i banimit në vendin e studimit do të përdoret nga 884 studentë.

Studentët mund të aplikojnë: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button