RMV, Qeveria do të konsideroje uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike

Kryeministri Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp me sekretarin shtetëror për energjetikë të SHBA-ve, Francis Fanon tha se ulja e TVSH-së të çmimit të energjisë elektrike nga 18 në 5 përqind Qeveria do ta rishikoje, që të shihet se si do të jetë ndikimi në ekonominë e vendit, shkruan Portalb.mk.

 “Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua që nga fillimi, por unë jam kryetar i qeverisë dhe ne duhet të llogarisim për të ditur se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet financiare të vendit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi sot Zaev në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeve të gazetarëve.

Çmimi i energjisë elektrike gjatë stinës së verës u rrit për 7.4 përqind, ndërsa kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe resurset ujore Marko Bismiloski, kur e kumtoi këtë vendim, dha edhe sugjerim për ulje të TVSH-së nga 18 në 5 përqind.

“Mund të bëhen analiza specifike sa i përket DDV-së, ashtu si ndodhi vitin e kaluar me DDV-në e energjisë termike e cila u ul nga 18 në 5 përqind, kjo ndikoi edhe në uljen e çmimit për diku 12 përqind” deklaroi atëherë Bislimoski.

Ndërkaq, pas përfundimit të takimit që kryeministri Zaev kishte sot me sekretarin shtetëror për energjetikë të SHBA-ë, Francis Fanon, Zaev u shpreh se “nga një vend i izoluar dhe margjinal në fushën e energjisë dhe i cili ishte në një situatë që varej vetëm nga një korridor, Maqedonia Veriut sot është një vend i integruar në projekte energjetike dhe i përfshirë në iniciativa të lidhjes së energjisë që hapin perspektiva të gjera për zhvillim të shpejtë ekonomik”.

Ndryshe, rritja e çmimit të energjisë elektrike ngjalli revolt te qytetarët, të cilët javët e fundit kanë protestuar në disa qytete të vendit.

Lexo edhe këtu:

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button