Nuk ka bazë për impiçment, presidenti Pendarovski nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës

Nuk ka bazë për impiçment për presidentin e RMV-së, Pendarovski. Kështu e vlerësojnë juristët paralajmërimin e VMRO – DPMNE-së se do ta shqyrtojë mundësinë për impiçment (impeachment) të presidentit në lidhje me vendimet e tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan Portalb.mk.

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska tha ditë më parë se kjo parti nuk do të votojë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse sipas saj, një pjesë e dekreteve nga Qeveria kanë qenë për qëllime tjera dhe se kriza ekonomike dhe shëndetësore në vend nuk është tejkaluar.

Por, sipas juristëve, nuk ka bazë për impiçment për Pendarovskin. Profesori universitar, Temelko Risteski deklaroi për Portalb.mk se miratimi i vendimeve të Pendarovskit ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi.

Temelko Risteski

“Absolutisht nuk ka baza për impiçment për Pendarovskin. Kemi pasur gjendje të jashtëzakonshme. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, qëndrimi ishte se deputetët nuk kanë mandat, edhe pse neni 5 nga Kuvendi është i qartë, deputetët kanë mandat dhe mandati u përfundon me verifikimin e mandateve të deputetëve të përbërjes së ardhshme parlamentare. Rrethanat ishin të tilla që nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, atëherë presidenti është i autorizuar që të sjell vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ai ka sjell vendim në pajtueshmëri me Kushtetutën. Presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi, ai ka vepruar sipas Kushtetutës”, deklaroi Risteski.

Paralajmërimin e VRMO – DPMNE-së për impiçment ish ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e quan absurd. Në një reagim të saj të publikuar në Facebook, ajo ka kujtuar se vendimet e Pendarovskit janë vërtetuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka bazë për impiçment.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

“Për çka do të parashtroni impiçment? Për vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Të gjitha ato vendime kanë kaluar para Gjykatës Kushtetuese e cila vendoi se nuk janë antikushtetuese. Ndërsa, presidenti mund të përgjigjet vetëm për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjet. Gjykata Kushtetuese veç më kanë thënë se nuk ka antikushtetueshmëri në vendimet për shpallje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Deskoska.

Impiçment apo procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë ngrit Kuvendi i Maqedonisë. Për miratim të vendimit për fillim të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë të paktën 82 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për përgjegjësinë e presidentit vendos Gjykata Kushtetuese me shumicë prej  dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.

Paraprakisht, impiçment, i pasuksesshëm, ishte ngritur kundër ish presidentit Gjorgje Ivanov në vitin 2016. LSDM, e cila atëherë ishte në opozitë, inicioi procedurë për impiçment më 13 prill të 2016-tës, një ditë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave. Më 27 maj, Ivanov e tërhoqi abolimin për, siç theksoi, 22 persona të eksponuar politik.
Ivanovi i orientoi 34 personat tjerë të cilët nuk duan të ishin falur, të parashtrojnë kërkesë për anulimin e vendimeve të cilat u dedikohet atyre. Pastaj më 6 qershor, Ivanov i anuloi edhe vendimet tjera për falje.

LEXO: VMRO shqyrton mundësinë për “impiçment” për Pendarovskin, Zaev nuk parasheh krizë kushtetuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button