Aeroportet e Maqedonisë së Veriut në gusht kanë pasur 240.000 udhëtarë më pak në krahasim me vitin e kaluar (Infografik)

Kriza e koronës vazhdon të ndikojë negativisht ndaj aviokomunikacionit në vendin tonë. Nëpër portat e dy aeroporteve në vendin tonë në Shkup dhe Ohër në gusht të vitit 2020 kanë kaluar gjithsej 76.344 udhëtarë, gjegjësisht janë transportuar mbi 240.000 udhëtarë më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në gusht të vitit të kaluar, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka pasur mbi 260.000 udhëtarë, derisa në muajin e tetë nga ky vit, vetëm 67.007 udhëtarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Veçanërisht janë të dobëta numrat për Aeroportin e Ohrit “Sh. Apostoll Pavle”, i cili këtë vit fare nuk i ka pritur fluturimet tradicionale parter me turistë të huaj. Vjet në gusht, nëpër këtë aeroport kanë kaluar 57.954 udhëtarë, derisa këtë vit janë transportuar vetëm 9.377 udhëtarë. Numrat janë veçanërisht të dobëta për vendin tonë jo vetëm për shkak krizës globale që e ka përfshirë avio-industrinë për shkak KOVID-19, por edhe për shkak faktit që tërë verën në vendin tonë ka pasur numër të madh të rasteve aktive të të infektuarve me KOVID-19, për shkak së cilës ndjeshëm është rritur mundësia që të udhëtojnë mysafirët e huaj për pushime në vend, por edhe qytetarët tanë të udhëtojnë në vendet-anëtare të BE-së.

Të dhënat statistikore për periudhën janar-gusht 2020 tregojnë se aviokomunikacioni në vendin tonë ka humbur mbi 1,2 milionë udhëtarë vetëm për shkak të paraqitjes së virusit korona. Në tetë muajt e parë të vitit, me avion janë transportuar 572.399 udhëtarë nga dy aeroportet, ndërkaq vitin e kaluar 1.774.482 udhëtarë.

Dëme të mëdha për shkak të uljes së madhe të numrit të udhëtarëve pësojnë jo vetëm aviokompanitë, por edhe koncesioneri i aeroporteve TAV dhe autoritetet shtetërore për shkak mosarkëtimit të mjeteve nga aviokomunikacioni dhe turizmi. Gjendja me aviokomunikacionin nuk pritet që të përmirësohet as në muajt e dimrit, a aviokompania “Vizair” ka paralajmëruar shkurtim të destinacioneve dhe frekuentimeve të fluturimeve deri te të cilat do të fluturojnë ata nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit për periudhën e dimrit. Një pjesë të kompanive, si “Katar Ervejs”, kanë vendosur që fare të mos i mbajnë avio-linjat nga aeroportet e Maqedonisë gjatë dimrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button