Zaev: Do të jem i kujdesshëm me kërkesat e Bullgarisë për zgjidhjen e çështjes së Goce Dellçevit dhe gjuhës maqedonase

Kryeministri, Zoran Zaev sot në konferencën për media deklaroi se do të jetë i kujdesshëm në përgjigjet e kërkesave të Bullgarisë për zgjidhjen e çështjes së Goce Dellçevit dhe për gjuhën, sepse duhet të arrihet zgjidhje që do të sjell përfitime të dyja palëve dhe do të jetë për mirëqenien e Maqedonisë dhe  Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

“E dini se jemi të fokusuar në mundësinë për zgjidhje të shpejtë për këtë çështje që ndodhet para nesh. Kuptohet, garanca për çështjet e identitetit janë të vërtetuara me Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa ato janë gjuha maqedonase dhe populli maqedonas. Unë besoj se të gjithë ato dokumente, komente që dalin janë vetëm dëshira për zgjidhjen e këtij kapitulli të katërt historik apo figure të gjashtë historike që mund të jetë një mundësi e shkëlqyer që të nda ndërlidh, të na afrojë, të përforcojë miqësinë dhe ngjashëm. Do të jemi të kujdesshëm në komentet, për shkak se e dimë se duhet të arrijmë zgjidhje që do të sjell përfitime për të dyja palët dhe do të jetë për mirëqenie dhe për pasoja pozitive për Maqedoninë dhe Bullgarinë”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se, këto çështje të identitetit, duhet të përdoren si potencial për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button