Përdoruesit e iPhone mund të shohin video në YouTube ndërsa përdorin aplikacione të tjera

Me iOS 14 Apple solli modalitetin picture-in-picture për uebsajtet me përmbajtje video, që do të thotë se mund të largoheni nga YouTube ndërsa video vazhdon të luhet edhe pse jeni në aplikacione të tjera, shkruan Pcworld.al.

Por muajin e kaluar në mënyrë të papritur funksioni nuk ishte më i disponueshëm. Tani Apple tha se është rikthyer dhe funksionon me Chrome, Firefox krahas Safari.

Përdoruesit tani janë të lirë të përdorin “PiP” dhe të vijojnë me përdorimin e aplikacioneve të tjera. Madje mund të zhvendosin dritaren e “PiP” në çdo hapësirë të ekranit.

Edhe pse PiP funksionon në shfletues, nuk është i disponueshëm në aplikacionin YouTube për ata që nuk paguajnë. Ky funksion është rezervuar vetëm për YouTube Premium.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button