Festivali i 9-të ndërkombëtar i filmit në Tetovë Oda 2020, prezantoi programin për edicionin e këtij viti

Festivali i 9-të ndërkombëtar i filmit në Tetovë, Oda 2020, prezentoi programin për edicionin e këtij viti. Programi do të mbahet nga 9 deri më 15 tetor dhe do të ketë gjithsej 60 filma ku do të garojnë vetëm 50 prej tyre nga lista e 3167 filmave të dërguar prej 122 shteteve të botës, njofton Portalb.mk.

Festivali përmban disa kategori filmash prej të cilave janë Panorama ballkanike Cine (Filmi artistikë), Panorama europiane Cine, Ekrani i veçantë, Panorama e fëmijëve Cine, Kinema Retro Panorama dhe Fito Panorama.

Në kategorinë e fundit Fito Panorama përfshihen: Trillim i shkurtër, Dokumentar i shkurtër, Animacion i shkurtër dhe Filma Studentësh nga të gjitha vendet e botës.

Programi i edicionit u prezentua në faqen e quajtur “Tiff ODA” në Facebook. Për të parë se cilat janë filmat e secilës kategori klikoni këtu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button