Për katër ditë, policia në Shkup i ka gjobitur 1.345 persona, 203 për mosmbajtje të maskës

Nga e hëna deri të enjten, policia më territorin e Qytetit të Shkupit ka gjobitur 1345 persona në komunikacion, prej të cilëve 203 për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër koronavirusit. Në njoftimin e sotëm të MPB-së, i cili flet për shkeljet e datës 1 tetor janë sanksionuar gjithsej 310 persona, për mungesë të lejes së vozitjes  17 persona, tejkalim të shpejtësisë 106, vetura të paregjistruara dhe teknikisht jo të rregullta 17, 12 motoçiklistë dhe 37 dënime për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse, njofton Portalb.mk.

Kurse në njoftimin e djeshëm të MPB-së, i cili ka të bëjë me të dhënat e datës 30 shtator, policia ka sanksionuar 339 persona në komunikacion, 84 prej të cilave kanë të bëjnë për shkeljen e masës për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.  Më 29 shtator policia sanksionoi 374  persona për mungesë të lejes së vozitjes, tejkalim të shpejtësisë, vetura të paregjistruara dhe teknikisht jo të rregullta, si dhe 48 dënime për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Ndërkohë të hënën më 28 shtator, policia ka sanksionuar 322 persona, mes të cilëve 18 mungesë të lejes së vozitjes, 105 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për vetura të pa regjistruara dhe jo të rregullta teknikisht, 20 sanksione për motoçiklistë, 75 për parkim jo të rregullt, 29 sanksione ndaj këmbësorëve dhe 34 për mos mbajtje së maskës.

Policia iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për kujdes në komunikacion si dhe për zbatimin e protokolleve të Qeverisë të vendosura për kufizimin e përhapjes së koronavirusit Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button