SHGM dhe SPGPM do të përfshihen në ndryshimet e Ligjit zgjedhor, atij penal dhe përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje

Përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM), sot u takuan me ministrin e drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Tema kryesore e diskutimit në takim ishin çështja e trajtimit dhe mbrojtjes së punonjësve të mediave.

“U diskutua nevoja për të ndryshuar Kodin penal (KP), i cili aktualisht është po punohet me mbështetje të Misionit të OSBE-së, me një fokus të veçantë në rekomandimet e sindikatave, e kjo është se punonjësit e mediave duhet të mbulohen me dispozita të veçanta në KP. Ministri Mariçiq theksoi se sindikatat do të marrin pjesë në definimin e dispozitave të këtij ligji në fushën e veprave penale që kanë të bëjnë me forma të ndryshme sulmesh ose kërcënimesh kundër punonjësve të mediave”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së drejtësisë.

Krahas ndryshimeve ligjore, bashkëbiseduesit ranë dakord se megjithatë nevojiten veprime me vendosmëri, sipas detyrës zyrtare, nga institucionet kompetente për të hetuar dhe sanksionuar këto akte.

Në të njëjtën kohë, në takim u diskutua rreth ndryshimit të paralajmëruar të Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, për të cilin Mariçiq tha se aktualisht po përgatitet analizë e cila do të përfshijë rekomandime për ndryshime në ligj, e të cilat do të shqyrtohen së bashku me sindikatat. Temë a fundit, por jo më pak e rëndësishme, ishin ndryshimet në Kodin zgjedhor në lidhje me dispozitat që kanë të bëjnë me mediat, për të cilat Mariçiq gjithashtu paralajmëroi se do të bashkëpunojë me sindikatat”, thuhet në kumtesë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button