Sadiku refuzon FFM-në për postin e seleksionuesit të U17-ës

Gajur Sadiku për të cilin para pak ditësh u tha se do të jetë seleksionues i kombëtares U 17 të Maqedonisë ka  demantuar këto informacione duke thënë se do të refuzojë detyrën e ofruar nga FFM-ja.

Edhe pse ishte në mesin e 30-të kandidatëve që kishin konkuruar për këto pozita, Sadiku refuzon të emërohet seleksionues i kombëtares U-17, pasi që ai kishte pretenduar kombëtaren U-19. Sipas tij është jo korrekte dhe e papranueshme që shqiptarët lihen jashta kombëtares A të Maqedonisë, U-21 dhe U-19 dhe për këtë arsye vlerëson se më mirë është të tërhiqet, se sa të pranojë urdhërat që ai i cilëson si diskriminuese ndaj shqiptarëve, njofton AlsatM.

“Oferta që më ofruan që të jem seleksionues i U-17 nuk i përgëzon të mirat e kombit shqiptar dhe për këtë vendosa që mos të pranoj atë që më ofroi Federata e Futbollit të Maqedonisë. Asryse është se pala maqedonase kanë për momentin kanë seleksionin A, U-21 dhe U-19. Kjo për mua si sportist është diçka e papranueshme. Kjo nuk është në të mirë të sportit për gjithë shqiptarët, pasi meritojmë diçka më mirë. E kam dijeninë dhe përvojën dhe nuk mundi të lejoj dikënd që të më nënçmojë”, deklaroi Gajur Sadiku për Alsat M.   /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button