Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melani pozitiv në testin për Kovid-19

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe gruaja e tij Melani kanë rezultuar pozitiv në testin për Kovid-19 dhe do të qëndrojnë në karantinë. Këtë e njoftoi vetë presidenti Tramp sot të premten në mëngjes përmes rrjetit social Twitter. Trumpi, 74 vjeç, është në rrezik të lartë për virusin vdekjeprurës si për shkak të moshës së tij dhe për shkak se konsiderohet në mbipeshë. Ai ka qëndruar në gjendje të mirë shëndetësore gjatë kohës që ishte në detyrë, por nuk dihet që ushtron rregullisht ose që ndjek një dietë të shëndetshme, transmeton Reuters.

“Sonte Melani dhe unë rezultuam pozitiv në Kovid-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË!” shruajti Trump në Twitter.

Këto rezultate positive pasuan pasi Trampi paraprakisht më herët të enjten njoftoi gjithashtu në rrjetet sociale se këshilltari i tij kryesor dhe ndihmësi më i besuar Hope Hiks, kishte dalë pozitiv në koronavirus .

Trump, i cili është testuar rregullisht për virusin që shkakton COVID-19, ka mbajtur tubime me mijëra njerëz në javët e fundit në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, pavarësisht paralajmërimeve nga profesionistë të shëndetit publik për të mos pasur ngjarje me turma të mëdha.

Presidenti i SHBA-së është kritikuar gjithashtu për shmangien e mbajtjes së maskës. Profesionistët e shëndetit publik thonë se mbajtja e maskës është thelbësore për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.

Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një orar të ri për aktivitetet e Trumpit të premten që nuk përfshinte udhëtimin e tij të planifikuar në Florida. Trump ka mbajtur tubime të rregullta nëpër vend për të ngritur entuziazmin për kandidaturën e tij kundër rivalit demokrat Joe Biden, i cili është përpara në sondazhet e opinionit.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button