RMV, Konkurs për financimin e projekteve nga fusha e kulturës

Për financimin e projekteve nga fusha e kulturës në vitin 2021, qyteti i Shkupit prej sot deri më 31 tetor do të mban të hapur konkursin ku planifikohen mjete për realizimin e projekteve, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupi shpalli Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021, të dedikuara për financimin e programeve dhe projekteve nga fushata e kulturës në interes të Qytetit të Shkupit për vitin 2021”, raporton Qyteti i Shkupit.

Afati për aplikim do të jetë deri më 31 tetor të vitit 2020, ndërsa në formë elektronike mund të aplikohet përmes këtij LINKU.

Qyteti i Shkupit sqaroi se në përputhje me Ligjin për kulturën, mjetet mund të shfrytëzohen nga artistët, artistët e pavarur, institucionet kulturore, shoqatat, fondacionet dhe persona të tjerë që kryejnë aktivitetet në fushën e kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button