Kryeministri grek: Provokimi turk nuk tolerohet më

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek ka kërkuar nga Evropa të reagojë ndaj provokime turke.

“Ka ardhur koha që Evropa të tregojë me guxim dhe sinqeritet se çfarë marrëdhënie dëshiron vërtet të ketë me Turqinë”, deklaroi Mitsotakis.

Ai ka theksuar se nuk do të tolerojë më provokime nga Turqia.

“Një gjë është e sigurt, provokimi turk dhe retorika ekstreme nuk tolerohet më”, paralajmëroi kryeministri grek.

Ndryshe, ministria e punëve të jashtme para dy javëve ka njoftuar se do të fillojë bisedimet me Turqinë.

“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet ne deklaratë.

Ndërsa, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ministri grek Nikos Dendias u shpreh se largimi i anijes “Oruc Reis” është pozitiv si hap i parë për uljen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë për detin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button