Agjenda e mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Zbardhet agjenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë, ditën e nesërme, 2 Tetor. Delegacioni kosovar pritet të mbërrijë në orën 11:00. 

Mbledhja mes dy qeverive do të hapet në orën 11:30 dhe më pas në orën 13:30 do të ketë konferencë për shtyp.

Agjenda e plotë e mbledhjes së dy qeverive:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button