RMV, para Kuvendit protestuan ish-depozituesit e bankës “Eurostandard”

Qytetarët që ishin anëtarë të bankës “Eurostandard”, bankë e cila falimentoi gjatë verës, kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke kërkuar nga pushteti kompensimin e plotë të kursimeve nga pushteti, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkojnë që shteti menjëherë të kompenson kursimet e qytetarëve që kanë qenë depozitues në bankën “Eurostandard”, ndërsa paratë pastaj te merren nga masa e falimentimit.

“Para kuvendit kërkojmë që shteti të gjejë mënyrë që t’i mbrojë kursimtarët, pasi mendojmë se falimentimi i bankës ndodhi në një formë të organizuar kriminele. Shteti duhet të ketë mekanizma që atë ta bëjë shpejtë dhe në mënyrë efikase”, deklaroi Ivan Brzovski, anëtar i Shoqatës së kursimtarëve.

Rreth 780 depozitues që kishin kursim mbi 30 mijë euro, duhet të kërkojnë kursimet nga masa e falimentimit.

Ndryshe, në mesin e muajit shtator Fondi i Sigurimit të Depozitave ka filluar me pagesën e dëmshpërblimit të vlerës së siguruar të kursimeve të tyre deri në vlerën e konfirmuar maksimale prej 1.850.889 denarë, ose 30 mijë euro. Pagesa do të bëhet përmes Bankës Komerciale, Bankës NLB, Bankës Stopanska dhe Halbank, ndërsa secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj që ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit.

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut kishte sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank ka arritur deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

LEXO: Sot fillon dëmshpërblimi i depozituesve të Bankës Eurostandard
LEXO: U nënshkrua marrëveshje për kompensim të depozitave të Bankës Eurostandard, së shpejti do të fillojë pagesa
LEXO: Banka Popullore reagoi pas kërkesës së Trifun Kostovskit
LEXO: Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard
LEXO: Falimentimi i bankës Eurostandard në RMV, depozituesit do të dëmshpërblehen përmes katër bankave tjera
LEXO: Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar
LEXO: DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”
LEXO: Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim
LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button