fbpx

Vetëm në Shkup dhe Kumanovë brenda ditës policia ka dënuar 511 persona në komunikacion

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se brenda 24 orëve në Shkup janë dënuar 339 shofer të automjeteve, derisa në Kumanovë janë dënuar 172, transmeton Portalb.mk.

“Në territorin e qytetit të Shkup, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 339 dënime”, raportojnë nga MPB-ja.

Ata sqarojnë se 22 persona u dënuan pasi nuk kishin leje, 108 të dënuar ishin për shkak tejkalimit të shpejtësisë, 84 ishin dënuar për mosmbajtje të maskave, ndërsa tjerët për parregullsi teknike, skadim të regjistrimit të automjetit dhe parkim joadekuat.

MPB-ja raportoi se në qytetin e Kumanovës, ndërkohë janë shqiptuar 172 dënime, 28 prej tyre për skadim të afatit të regjistrimit dhe 28 pa leje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close