Mbaroi seanca, brenda 30 ditëve pritet aktakuzë nga Specialja ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëëve të Luftës së UÇK-së, sot e mbaroi seancën e parë në Gjykatën Speciale. Ndërkohë, mbrojtja e Gucatit ka paraqitur katër ankesa me shkrim në lidhje me arrestimin javën e kaluar dhe paraburgimin e tij në Hagë.

Gucati e vlerësoi të mirë sjelljen e stafit që është përkujdesur gjatë transferimit të tij nga Prishtina në Hagë.

“Edhe gjatë rrugës janë sjell mjaftë mirë me mua, sidomos pasi e kanë kuptuar se jam invalid lufte. Unë jam invalid në shkallën 75 përqind”, është shprehur ai.

Theksoi se arrestimi i tillë me polici të Eulex-it ishte i panevojshme. Mbrojtja ka kërkuar lirim me kusht për të arrestuarin.

“Prokuroria e Specializuar ka ndërmend të dorëzojë aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”, tha prokurorja Valeria Bolici.

Gjatë javës në Gjykatën Speciale ka nisur edhe seanca ndaj Nasim Haradinajt, nënkryetar i OVL-së të UÇK-së, i cili u arrestua të premten, menjëherë pas arrestimit të kryetarit Hysni Gucati.

Ndryshe, Tom Gashi, avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-ës ka raportuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, ftesë që paralajmëroi se do ta refuzojë. Ai ka sqaruar se një ftesë të tillë e ka pranuar edhe sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button