fbpx

Pendarovski mbështet iniciativën që sulmet ndaj gazetarëve të cilësohen si vepër penale

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbështet iniciativën e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, për ndryshim të dispozitave të Kodit Penal, me qëllim që sulmet ndaj gazetarëve të hetohen sipas detyrës zyrtare, raporton Portalb.mk.

Nga kabineti i Pendarovskit informuan se presidenti, ka pranuar sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, ku dhe ka konfirmuar mbështetjen e tij në lidhje me këtë.

Në këtë takim po ashtu, është biseduar për gjendjen me liritë e mediave në vend, organizimin sindikal dhe kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“U diskutua për çështjet që nevojiten që të rregullohen në raport me të drejtat e punëtorëve të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, si dhe për mundësimin e kushteve adekuate që gazetarët ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirshme, duke pasur parasysh se liritë e mediave mbeten akoma sfidë për të cilën nevojitet angazhim i të gjitha palëve të prekur me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve afatgjate. Presidenti Pendarovski ka dhënë mbështetje për ndryshim të Kodit Penal me çka do të mundësohet që sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësit mediatik të trajtohen si vepra penale të cilat do të ndiqen sipas detyrës zyrtare”, thuhet në kumtesën e dërguar nga kabineti i presidentit.

Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në kushte të Covid – 19, me çka u theksua rëndësia e mediave për raportim në kohë të pandemisë dhe fatkeqësive

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close