fbpx

Kundërspin: Jankuloska është “viktimë” e sistemit autoritar të të arratisurit Gruevski

Çështja “Tank”, për të cilën Jankuloska dhe Popovski po vuajnë dënimin me burg, dhe Nikolla Gruevski “trimërisht” u largua nga vendi, është e pastër nga pikëpamja ligjore, të paktën sipas vendimit të mbështetur në tre shkallë – Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Sidoqoftë, VMRO-DPMNE thotë se Jankuloska është viktimë e Zaevit, pa shpjeguar pse në një rast të pastër nuk kërkojnë haptazi që Gruevski të kthehet dhe të ndajë fatin e dy të dënuarve të tjerë, shkruan Vërtetmatësi. 

Në qëndrimi e VMRO-DPMNE, i cili i referohet çështjes “Tank” dhe Gordana Jankuloska-së, ka disa spinime:

Spin: Gordana Jankulovska është viktimë e padrejtësive dhe persekutimit politik të mafies së Zaevit. Jankulovska shkon në burg për një makinë të drejtuar dhe përdorur nga Zoran Zaev dhe mafia e tij dhe në të njëjtën kohë kur e njëjta qeveri harxhon mbi 8 milion euro për të blerë automjete të reja zyrtare…

[Burimi:VMRO-DPMNE / faqja në internet – data: 28.09.2020]

Kundërspin: Menjëherë pas lajmit se ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankuloska, u dënua me katër vjet burg, VMRO-DPMNE doli me një pozicion në të cilin shihet një spin i qartë.

Gjegjësisht, kreu i partisë, duke spinaur të vërtetën, komunikoi me publikun duke pretenduar që Jankuloska është një “viktimë e përndjekjes politike” të qeverisë dhe Zoran Zaev, të cilët ai i quan mafia. Por, edhe më shumë, partia spinon që Jankuloska shkon në burg “për një makinë të cilën e përdor dhe shfrytëzon Zoran Zaev dhe mafia e tij ” dhe në të njëjtën kohë kur kjo qeveri ” shpenzon mbi 8 milion euro për të blerë automjete të reja zyrtare “.

Faktet flasin se e vërteta është ndryshe. Më e rëndësishmja, Gordana Jankuloska po vuan një dënim me burg për shkak të një vendimi të një gjykate penale kompetente, i cili është përfundimtar dhe ka kaluar të tre instancat e parashikuara me ligj. Vendimi pas çështjes “Tank” është një deklaratë e gjykatës për blerjen e paligjshme nga Ministria e Brendshme të një “Mercedesi” të blinduar dhe është një nga çështjet e para të ish-Prokurorisë Speciale Publike me një përfundim, për të cilin filloi hetimi në pranverën e 2017 .

Një vit më vonë, në maj të vitit 2018 u morr vendim dhe u dha dënim për ndihmës ministrin e Brendshëm Gjoko Popovski, me 6 vjet e 6 muaj burg, si dhe për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dënim prej 2 vitesh burg. Në tetor të të njëjtit vit, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për Gruevskin dhe akti i tij i referimit ishte për 8 nëntor. Një ose dy ditë më parë, Gruevski u largua nga vendi në rrethana të paqarta dhe nuk ka përfunduar hetimi për arratisjen e tij, aq më pak nuk u sqaruan rrethanat .

Jankuloska u gjykua në një procedurë të veçantë për shkak të shtatzënisë së saj në atë kohë dhe vendimi u dha në tetor 2018, Gjykata e Apelit në 2019 mbështeti vendimin, por gjithashtu uli dënimin në 4 vjet dhe më në fund, Gjykata e Lartë në 2020 mbështeti dënimet për të tre të dënuarit.

Prandaj, është mjaft e qartë se çështja është e pastër për sa i përket ligjshmërisë në procedurë dhe sistemit gjyqësor. Gruevski është dënuar në arrati për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe Jankuloska dhe Popovski për abuzim me pozitën së tyre zyrtare.

Fakti që makina e markës Mercedes nga rasti përdoret akoma, edhe pse LSDM njoftoi se do ta shesë atë dhe me paratë do të blejnë ambulanca, për rastin e Jankuloska nuk është aspak e rëndësishme. Ashtu siç nuk ka rëndësi nëse qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në tre vitet e kaluara kanë blerë automjete zyrtare për 8 milion euro.

Këto janë fakte që sot ose në të ardhmen mund të vlerësohen nga aspekti etikë ose nga aspekti i përgjegjësisë së mundshme penale nëse ka pasur abuzime në një rast specifik prej dikujt dhe njohuri rreth tyre. Por kjo nuk ka asnjë lidhje me vendimin përfundimtar për Jankulovskën, të cilin, le ta përsërisim, ajo por e vuan. Ndryshe nga aktori kryesor në regjimin e mëparshëm autoritar, në të cilin Jankuloska ishte pothuajse gjatë gjithë kohës Ministre për Punë të Brendshëm, Nikola Gruevski, i cili për të njëjtën veprim vendosi të mos shkojë në burg, duke ikur nga vendi.

VMRO-DPMNE, në vend që të spinojë rreth asaj se viktimë e kujt është Jankuloska, mund t’i shpjegojë publikut përse nuk e thërret Gruevskin të ndajë fatin me dy të dënuarit e tjerë dhe të përballet me drejtësinë, në një rast të pastër ligjërisht të konfirmuar nga tre instanca gjyqësore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close