Takimi Filipçe-Byrnes: ShBA ka dhënë kontribut të madh në përforcimin e sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Byrnes, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për avancimin e mbrojtjes shëndetësore dhe ballafaqimin me korona virusi, njofton Portalb.mk.

“ShBA ka kontribuar seriozisht në përforcimin e sistemit tonë shëndetësor. Kemi drejtuar falënderim të posaçëm drejt ambasadores Kate Marie Byrnes për angazhimin vetëmohues që nga fillimi i krizës, kur kemi marrë ndihmë të madhe, fillimisht në pajisjen e mbrojtjes, materiale, ndërsa më tej edhe në pajisjen medicinale për Klinikën Infektive, Instituti për Shëndet Publik, si dhe pajisja mbrojtëse specifike për Klinikën Gjinekologjike dhe Akusherisë”, theksoi pas takimit ministri Filipçe.

Në fillim të krozës së koronës, ambasada e ShBA-së, ka dhuruar sasi të madhe pajisje shëndetësore medicinale, në vlerë prej mbi një milion dollar, të dedikuar për mjekët, për epidemiologët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë nga Klinika Infektivë dhe Instituti për Shëndet Publikë.

Po ashtu, me mbështetje të ambasadës amerikane, në periudhën e kaluar është rinovuar tërësisht Klinika e Neurologjisë dhe është ndërtuar blloku i ri në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button