Zaev: Vendimin për hapjen e kufijve pa test PCR duhet ta miratojë Komisioni për Sëmundje Infektive

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi sot se brenda Qeverisë ka pasur diskutim të hapur rreth hapjes së kufijve me shtetet fqinje dhe rajonin. Ai informoi se ministrat kanë shprehur mendimet e tyre se pse hapja e kufijve është e dobishme, si dhe situatat ku mund të paraqiten probleme në aspektin shëndetësor. Megjithatë, vendimin rreth kësaj, siç tha Zaev, duhet ta sjell Komisioni për Sëmundje Infektive, raporton Portalb.mk.

“Ministri, Venko Filipçe në pikën raport të Shtabit Shtetëror të Krizës, informoi debati që i zhvillojnë në nivel rajonal për shkak të hapjes rajonale të kufijve me të gjitha argumentet për apo kundër për hapjen e kufijve. Ne kemi hapur diskutim, ministrat kanë treguar përparësitë e hapjes së kufijve, para së gjithash nga aspekti ekonomik, për nevojat e qytetarëve, por gjithashtu duke hapur edhe diskutimet për të gjitha situatat problematike që mund të paraqiten në aspektin shëndetësor. I treguam ministrit të Shëndetësisë, se në cilat aspekte duhet pasur kujdes. Ministri i Shëndetësisë do t’i përfundoj konsultimet me ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje dhe gjithë rajonit, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive është ajo e cila do të jap rekomandim ose vendim se a duhet të hapen kufijtë, që të mund të kalohet pa PCR test apo me PCR test”, deklaroi Zaev.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe para disa ditëve deklaroi se të gjitha vendet në rajon po diskutojnë hapjen e të gjithë kufijve në të njëjtën kohë, dhe me të njëjtën politikë në lidhje me dorëzimin e testeve PCR. Sipas tij, gjërat kanë ecur para gjatë kohës së fundit.

Ndërkohë, Sllovenia duke filluar nga sot, ka hapur kufijtë për vendet e treta, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut. Qytetarët që vijnë nga këto vende do të mund ta kalojnë kufirin e Sllovenisë me test negativ jo më të vjetër se 48 orë.

“Testet negative për vendet e treta, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut janë të vlefshme nëse ato nuk janë më të vjetra se 48 orë dhe janë bërë në një organizatë të publikuar në Laboratorin Nacional për ushqim, mjedis dhe ushqim. Në Maqedoninë e Veriut kjo është Instituti për Shëndet Publik”, thuhet në njoftimin e Laboratorin Nacional për ushqim, mjedis dhe ushqim të Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button