Samiti Evropain sot dhe nesër diskuton çështjet e jashtme, manovrat e Turqisë kryefjalë e takimit

Sot dhe nesër (1 dhe 2 tetor), udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel për të diskutuar çështjet e jashtme, në veçanti marrëdhëniet me Turqinë dhe situatën në Mesdheun Lindor. Udhëheqësit pritet gjithashtu të trajtojnë marrëdhëniet me Kinën, situatën në Bjellorusi dhe helmimin e Aleksej Navalnit, njoftohet në faqen zyrtare të Këshillit Evropian.

Veç temave të sipër përmendura do të diskutohet edhe për tregun e vetëm, politikat industriale dhe transformimin dixhital. Disa prej temave janë vazhdim i dikutimeve të video-konferencës së mbajtur  më 19 Gusht, ku udhëheqësit shprehën shqetësimin në lidhje me tensionet në rritje dhe theksuan nevojën urgjente për de-përshkallëzim midis Turqisë dhe Greqisë. Anëtarët e Këshillit Evropian shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Greqinë dhe Qipron, duke kujtuar dhe ripohuar konkluzionet e mëparshme mbi aktivitetet e paligjshme turke në kërkimin e gazit në Mesdhe.

Më 15 dhe 16 shtator, Presidenti Charles Michel udhëtoi në Greqi, Qipro dhe Maltë si pjesë e përgatitjeve për diskutimet e samitit. Ai gjithashtu zhvilloi biseda telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Samiti u planifikua fillimisht për 24 dhe 25 Shtator, por u shty për shkak se Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ishte në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button