100 persona janë vrarë në përleshjet midis Azerbejxhanit dhe Armenisë

Rreth 100 persona, mes të cilëve edhe civilë, janë vrarë në përleshjet të cilat vazhdojnë ditë me radhë në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak, i cili është bërë shkak për përballje ushtarake mes këtyre dy vendeve. Armenia dhe Azerbajxhani – të cilat tashmë kanë mobilizuar më shumë ushtarë dhe kanë shpallur gjendje ushtarake në disa zona – fajësojnë njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve, transmeton BBC.

Në pjesët e këtij qarku, të kontrolluara nga Azerbajxhani, shumica e fshatarëve janë evakuuar kur luftimet në “konfliktin e ngrirë” kanë shpërthyer përsëri më 27 shtator. Një ditë më vonë, më 28 shtator, predhat e hedhura nga forcat armene po zbarkonin në fshatin Shikharkh. Zyrtarët azerbajxhanas thanë se dy civilë u vranë atje, kur predha goditi një ndërtesë shumëkatëshe në fshat. Një predhë tjetër goditi një ndërtesë që shpërndan ngrohjen për ndërtesat e banimit në Shikharkh, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas BBC-së ekzistojnë shqetësime në rritje që vendet e tjera mund të përfshihen drejtpërdrejt në konfliktin në rajonin strategjik të Kaukazit. Turqia tashmë ka mbështetur hapur Azerbajxhanin, ndërsa Rusia – e cila ka një bazë ushtarake në Armeni – ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Në një deklaratë të martën, Komisionerja e Lartë e KB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha: “Unë jam thellësisht e shqetësuar nga humbja e raportuar e jetëve dhe plagosjeve civile, si dhe dëmtimi i pronës dhe infrastrukturës civile.” Ajo gjithashtu kërkoi “një fund të menjëhershëm të luftimeve”.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron i Francës kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis forcave etnike armene në Nago-Karabak dhe Azerbajxhan, pasi numri zyrtar i të vdekurve kaloi 100-shin dhe të dy palët thanë se do të vazhdonin luftimet, transmeton Al Jezeera.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bënë thirrje palëve ndërluftuese të ndalojnë zjarrin plotësisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur, të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të tregojnë përmbajtjen maksimale,” tha Kremlini në një deklaratë herët të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button