Hodai: Nxënësit të mos përfaqësohen nga studentët, lëvizja të mos varet prej personave, por prej kauzës (VIDEO)

“Nxënësi të përfaqësohen nga nxënësit, jo nga studentët. Lëvizja të mos varet prej personave, por prej kauzë”, kjo është porosia e Blendi Hodait, kryetarit të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, i cili në intervistë për “Ce Team” dhe Portalb.mk, tregon për aktivitetet e unionit dhe sfidat që përballen nxënësit.

“Përfaqësimi i nxënësve është shumë i rëndësishëm, për fat të keq në opinion publik dhe në diskursin politik është krijuar një distinkcion mes të rinjve dhe  grupit tjetër të popullatës. Të rinjtë, opinioni i të rinjve njihet si pak i rëndësishëm edhe ne besojmë si unioni i nxënësve se secili grup student e nxënës duhet të kenë përfaqësuesin e tyre, jo për shembull nxënësit të përfaqësohen nga studentët. Të jetë parimi I demokracisë së drejtpërdrejtë – nxënësi i përfaqëson nxënësit. Pra ne thjeshtë moton e unionit e kemi nga nxënësit për nxënësit dhe jemi munduar që lëvizja e nxënësve të mos varet prej personave por të jetë i varur prej kauzës. Kauza është përfaqësimi i nxënësve andaj unë jam shumë I bindur që pasi ta përfundoj mandatin, kur ta përfundoj shkollën e mesme unë besoj që zëri i nxënësve dhe cilit do udhëheqës që do të jetë pas meje, do të bëjë çmos që të aktualizojë ende më shumë dhe ta bëjë ende më të fuqishëm zërin e nxënësve”, thotë Hodai.

Në lidhje me problemet në arsim, ai shprehet se autoritetet nuk kanë hartuar plan strategjik, në bazë të të cilit do të zhvillohej arsimi në pesë vitet e ardhshme.

“Qeveria dhe institucionet arsimore deri më tash, një plan strategjik për arsimin nuk kanë pasur ose kanë pasur të llojit “Lorem ipsum” e hapë planin është bosh. Nuk kanë ditur ku e shohin arsimin pas pesë viteve. Ky është një problem shumë i madh, problem kyç më pas për të filluar me problemet tjera të vogla për shkak se arsimi është një proces afatgjatë, nuk është proces që do mendojmë ne sot për nesër, është një proces që çka do të mbjellësh sot, do të korrësh pas 10 viteve”, thotë Hodai.

Në lidhje me zhvillimin e mësimit në kohë pandemie, ai shprehet se duhet të bëhet në mënyrë të kombinuar.

‘Propozimi jonë ka qenë mësim me model të kombinuar sepse duhet edhe gradualisht të punohet në rikthim të nxënësve dhe të studentëve në bankat shkollore dhe në universitete. Ka pasur një periudhë të gjatë kohore që jemi shkëputur komplet nga procesi arsimor dhe kjo është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit. Në raportet e Bankës Botërore kemi kuptuar që për shkak të kësaj shkëputjeje, nga kriza pandemike botërore, nxënësit nuk kanë mësuar asgjë të re është. E keqe që edhe ato që i kanë mësuar përpara krizës kanë filluar ti harrojnë”, shprehet Hodai.

Për më shumë ndiqeni intervistën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button